News

EVENTI - Settembre


NEWS ANS

Olimpiada Speciale

Olimpiku Special është oragnizata më e madhe botërore, që udhëheq dhe drejton lëvizjen sportive për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe zhvillim të vonuar intelektual, duke synuar për riaftësimin, kalitjen, argëtimin dhe integrimin e tyre në jetë dhe shoqëri, edhe përmes sportit e ushtrimeve fizike. Me veprimtaritë e njerëzve të këtj komuniteti merren njerëz fisnikë e me zemrë të madhe, figura të shquara të jetës politike e shoqërore, kulturore e sportive, etj. si Mandela, Klej, Shvarzeneger, Krojf, Jao Ming, etj.

Më 29 prill të vitit 1994 në vendin tonë u krijua Olimpiku special Shqipëtar. Olimpiku ynë ka krijuar vazhdimisht veprimtari të ndryshme duke aktivizuar qindra djem e vajza me probleme e mangësi aftësish fizike e mendore, me pikësynimin për të ndihmuar sadopak në riaftësimin, kalitjen, argëtimin e tyre përmes ushtrimeve fizike. Çdo vit dhe në mënyrë tradicionale ne organizojmë dy veprimtaritë më të mëdha që zhvillohen nën kujdesin e SOEE-s të cilat janë: “Java Europiane e Futbollit” (në fillim të majit) dhe “Java Europiane e Basketbollit” (në fillim të nëntorit).

Programi Dita e 1 -rë - 27 Maj 2008

11.00 – 11.30      Rreshtimi i ekipeve me tabela në krye

11.30 – 11.32      Paraqitja e forcës

11.32 – 11.40      Përshëndetjet e rastit

11.40 – 11.50      Parakalimi i ekipeve pjesëmarrëse

11.50 – 12.00      Ushtrime aerobike nga dy grupe shkollorë

12.00 – 12.10      Ushtrime akrobatike

12.10 – 12.20      Dans Sportiv (3-4 çifte)

12.20 – 12.30      Tabllo me ushtrime vetëmbrojtjeje (Karate)

12.30 – 12.40      Valle e këngë popullore nga QKF

12.40 – 12.50      Garë me karrocë nga atletë paraplegjikë

13.00                  Gara atletike  (ecje: 50m, 100m; vrapim: 50m, 100m, 200m)

                           Basketboll: dy ekipe të OS dhe dy të paraplegjikut

Futboll: dy ndeshje të OSSH

Dita e 2 -të - 28 Maj 2008

9.30 – 10.00 Kros (vrapim në natyrë) – 600m nga të gjithë pjesëmarrësit

10.30 – 19.30      Garat e bolingut dhe ndeshje basketbolli e futbolli

Dita e 3 -të - 29 Maj 2008

10.30 – 12.00      Ndeshjet finale të basketbollit dhe të futbollit

12.30 – 13.00 Ceremonia e mbylljes: nderimi i fituesve me medalje

13.00 – 14.45      Dreka e përbashkët përfundimtare

15.00               Largimi i pjesëmarrësve