News
- VENERDÌ 05 DICEMBRE 2008
Olimpiada Speciale - LUNEDÌ 01 SETTEMBRE 2008
Fillon Viti i Ri Shkollor 2008-2009! - LUNEDÌ 14 LUGLIO 2008
Oratori! - LUNEDÌ 30 GIUGNO 2008
Notat e Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
NEWS ANS
Oratori!

Viti shkollor ka mbaruar, por në Qendrën "Don Bosko" ka gjallëri. Dëgjohen zërat e fëmijëve, të cilët të gëzuar lodrojnë nëpër ambintet e Qendrës.
Eshtë Oratori, që qendra organizon çdo vit me fëmijë të moshave të ndryshme, të zonës përreth. Përgjegjësi i Oratorit, Giuseppe mundohet që me anë të lojrave të ndryshme, t'i mbajë fëmijët gjatë gjithë kohës në lëvizje. Gjatë orëve të Oratorit, fëmijët të ndarë në grupe, bëjnë një konkurs midis tyre, me këngë, recitime, lojra të ndryshme dhe në fund në bazë të pikëve të mbledhura, njëra skuadër shpallet fituese e ditës.
Eshtë një gjë e bukur,që fëmijët tuaj të jenë të organizuar gjatë pushimeve, sepse kështu ata integrohen në jetën në komunitet.